Interpol Tirana ekstradoi në orët e para të mëngjesit të sotëm një 41 vjeçar të arrestuar në Republikën Domenikane. Këtij shtetasi i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
41 vjeçari u arrestua në Punta Cana në kuadër të operacionit ndërkombëtar ‘The Wanted’ duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tone. / ABCNEWS.AL /


