Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim nga SPAK për drogë, arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli

schedule11:51 - 15 Shtator, 2026

schedule 11:51 - 15 Shtator, 2026

Një 58-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare është arrestuar në Belgjikë, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Sipas policisë, bëhet fjalë për Jasin Avdylin, 58 vjeç, banues në Shijak.

Avdyli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim të datës 4 prill 2023, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas hetimeve të zhvilluara nga SPAK, 58-vjeçari dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka organizuar trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike dhe shitjen e tyre në disa shtete.

Hetuesit dyshojnë gjithashtu se të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale janë investuar në dy pasuri të paluajtshme, të identifikuara si lokale në Shijak.

Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Autoritetet shqiptare dhe ato belge vijojnë bashkëpunimin për përfundimin e procedurave ligjore, me qëllim ekstradimin e Jasin Avdylit në Shqipëri, ku do të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!