RENA ka zhvilluar kontrolle gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në disa zona të Mirditë, pas informacioneve se Elson Reçi mund të ishte rikthyer në Shqipëri.
Kontrollet janë ushtruar në banesën e tij dhe në ambiente të tjera të dyshuara, por nuk kanë dhënë rezultat.
Nga verifikimet në sistemin TIMS është bërë e ditur se në Shqipëri ka hyrë vëllai i tij dhe jo vetë Reçi.
Operacioni është shtrirë edhe në Lezhë, por ende nuk ka konfirmime zyrtare për personat që kanë qenë objekt i kontrolleve.
Elson Reçi është i shpallur në kërkim nga SPAK prej 15 majit 2024 dhe dyshohet për përfshirje në sigurimin e kushteve për atentatin ndaj Preng Gjini.
Emri i tij lidhet gjithashtu me përplasje mes grupeve kriminale në Lezhë dhe Mirditë, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet për kapjen e tij.


