Në Holandë janë të veçantë, klubi i famshëm kthen stadiumin në restorant

schedule20:38 - 3 Korrik, 2020

schedule 20:38 - 3 Korrik, 2020

Pandemia e koronavirusit ndërpreu aktivitetet sportive, mes tyre edhe futbollin. Për disa muaj nuk u luajt, teksa shumë shtete vendosën të rikthenin futbollin. Gjermania e para, e më pas e ndoqën Italia, Spanja dhe Anglia, sa për të përmendur ligat kryesore.

Kishte edhe vende që vendosën të pezullonin sezonet e futbollit, mes tyre Franca, Holanda dhe Belgjika. Feyenoord e mbylli Eredivisie në vend të tretë dhe sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë në fazën e grupeve të Europa League.

Klubi i njohur holandez, ka marrë një nismë interesante. Feyenoord e ka kthyer stadiumin “De Kuip” në një “Bar-Restorant dhe tifozët e zjarrtë nga Roterdami do kenë mundësinë të kalojnë disa momente të bukura me të dashurit e tyre në fortesën e skuadrës së zemrës.

Një ide fantastike e Feyenoord, që ka lajmëruar në faqen zyrtare në “Twitter” nisjen e rezervimeve. Një mundësi e mirë për të shfrytëzuar kohën pa futboll, për të gëzuar tifozët dhe për të fituar disa para. /abcnews.al