Në Hamallaj të Durrësit aty ku banorët janë në ankth nga tërmeti

schedule13:29 - 8 Korrik, 2018

schedule 13:29 - 8 Korrik, 2018

Banorët në Hamalllaj të Durrësit vazhdojnë të jenë në ankth nga tërmetet. Ata kanë frikë se do të ndodhë sërish ndaj gati çdo moment mendojnë sesi të dalin nga shtëpitë sapo dëgjojnë një dridhje të vogël.

Mure shtëpish të çarë e të plasaritur, çati të rrëzuara. Banorë të mberthyer nga frika, nën ankthin e termeteve që e goditën dhjetra herë brenda pak ditëve zonën ku ata jetojnë.

Është kjo, ajo çka shikon  me të mbërritur në Hamallaj të Durrësit, vetëm 45 kilometra larg qytetit bregdetar.

Në brendësi të fshatit  pranë Gjirit të Lalëzit aty ku sizmiologet flasin për epiqendrën e termeteve, kamera e ABC Neës ndalet tek shtëpia e Trëndafile Brestës.

Në momentin që toka është lëkundur fuqishëm në shtëpinë një katëshe ndodhej vajza e saj Blerina sëbashku me të voglën, të ardhur nga Kosova si mysafire.

Lëkundjet e termetit e kanë traumatizuar, aq, sa edhe kur nuk ka të tilla, Blerinës i duket sikur toka dhe shtëpia po lëviz.

“Sidomos natën kur bi gjumë më duket sikur no stop  toka po dridhet”

Të njëjtën ndjesi ndan edhe e ëma Trëndafilja. Gruaja e ve, nënë e katër fëmijëve tregon muret e shtëpisë se ndërtuar 23 vite më parë.

“Edhe pse lëkundjet më të mëdha kanë kaluar banorët ndjehen të frikësuar nga ankthi i tërmeteve”

Paçka se përditshmëria e banorëve vijon, lëkundjet e vazhdueshme të termetit i mbajnë ende nën ankth.

Frika që mbërtheu disa njerëz i beri të dalin jashtë, pasi i druheshin më të keqes.

“Dolëm të gjithë përjashta”.

Të tjera dëshmi tregojnë mbi atë çfare ka ndodhur në këtë vend, ku toka lëvizi nën këmbët e tyre.

“Ne dolëm jashtë, hapëm penxheret”

Nga lëkundjet e forta të termetit në Qarkun e Durrësit pësuan dëme edhe disa objekte kryesisht të ndërtuara para viteve 1990-të. Shtëpi, pallate e biznese te plasarituara u raportuan në njësitë vendore Durrës, Manëz, Shijak, Maminas etj. Por në asnjë rast fatmirësisht nuk u evidentuan dëme në njerëz. /abcnews.al

Gazetare e ABC News, Durrës: Enkeleda Arapi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!