Në Angli e bëjnë të kryer, Arteta i merr një lojtar Guardiolës

schedule12:42 - 14 Janar, 2020

schedule 12:42 - 14 Janar, 2020

Merkato në Angli po ecën me ritme të ngadalta, por në ditët e ardhshme priten disa lëvizje “big”. E përditshmja prestigjioze britanike, The Sun, ka lëshuar bombën sot, duke raportuar se mbrojtësi i Manchester Cityt, John Stones, i ka komunikuar dëshirën për t’u larguar Pep Guardiolës.

Futbollisti anglez kërkon të largohet nga “Qytetarët” dhe të ribashkohet me Mikel Artetën tek Arsenali. Me “Topçinjtë”, Stones i ka minutat të sigurta dhe kjo është pikërisht ajo që mbrojtësi kërkon, duke pasur parasysh edhe Europianin e kësaj vere. Stones dhe Arteta kanë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin.

Guardiola nuk e sheh si titullar dhe kjo gjë ka acaruar jo pak ish-futbollistin e Everton, që konsiderohej një talent i madh deri dy sezone më parë. Arteta i ka kërkuar drejtuesve të Arsenalit të ndërhyjnë në merkato për të sjellë një mbrojtës në “Emirates Stadium” dhe John Stones duket alternativa e duhur. /abcnews.al

 

John Stones