Sot pasdite në orën 17 nis punimet sesioni i dytë i legjislaturës së 9-të të kuvendit.
Sipas axhendës, seanca hapëse parashikohet pothuaj ceremoniale, me të kalendarit e programit të punës për tre javët e ardhshme, njoftim i projektligjeve të depozituara në kuvend, si dhe paraqitja e kalendarit të raportimeve vjetore të institucioneve të pavarura para kuvendit.
Seanca e fundit e kuvendit, gjatë votimit të kryeprokurores së përkohshme, u bë arenë e përplasjeve edhe fizike, mes opozitës e mazhorancës. 6 deputetë të opozitës, 4 të PD dhe dy të LSI, janë dënuar me përjashtim 10 ditor, duke nisur nga dita e sotme. Ndërsa dy deputetë të tjerë, një i LSI dhe një i PS u përjashtuan me 5 ditë.
Opozita PD-LSI ka shpallur një protestë popullore më 27 janar, ku kërkohet largimi i kryeministrit. PD ka deklaruar se do ketë marrëdhënie të kushtezuar me kuvendin. Vetë kryetari Lulzim Basha pritet të mbajë qëndrimin konkret gjatë kësaj seance në Kuvend./abcnews.al