Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Italia e madhe është harruar/ Goli dhe fitorja e fundit në Botëror janë në 14 qershor 2014

schedule14:15 - 4 Prill, 2026

schedule 14:15 - 4 Prill, 2026

Frika ishte e gjitha se mund të përfundonte kështu. Italia u eliminua për herë të tretë radhazi nga finalet e Kupës së Botës, dhe edhe pas disa ditësh nga kjo katastrofë, stuhia në Apenine nuk ka përfunduar.

Pas disfatës me penallti në Zenicë ndaj Bosnjë Hercegovinës, dorëheqjen e dha presidenti I Federatës së Futbollit, Gravina, po ashtu u largua legjenda Xhanluixhi Bufon, që ishte një nga drejtuesit, ndërsa vlerësimi është se humbjet direkte financiare do të jenë të paktën 30 milionë euro, ose një e pesta e të ardhurave vjetore të Federatës.

Dëmi më I madh është për lëvizjen futbollistike, si dhe për bizneset si bare, restorante e shitore të suvenireve sportive, që pritet të kenë 7 për qind më pak xhiro këtë verë gjatë Botërorit.



Ndërkaq, për Të Kaltrit ka nisur të flitet siç komentohej dikur për Kupat e kampionëve të fituara në të kaluarën nga Interi, kur transmetimi televiziv ishte bardhezi.

Goli I fundit I Italisë në një Botëror daton në 14 qershor 2014 në qytetin brazilian Manaus, në prani të rreth 40 000 spektatorëve, në fitoren 2-1 ndaj Anglisë.

Ishte Kupa e fundit e Botës në të cilën u kualifikua.

Autorët e rrjetave ishin Markizio dhe Baloteli.

Më pas erdhën disfatat 0-1 ndaj Kosta Rikës dhe po 0-1 ndaj Uruguajit.

Kujtimi I fundit i Italisë në një Botëror ndërkaq ishte goli I shënuar nga Godin për Uruguajin, por sidomos kafshimi I Xhorxho Kielinit nga “kanibali” Luis Suarez.

Lavdia e dikurshme shihet tani në jutjub, duke rikthyer finalet e mëdha, të fundit prej të cilave fituar në 2006 në Gjermani ndaj Francës pas gjuajtjes së penalltive.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!