Ndryshon orari i sfidës Tirana-Laçi, ky duel do të luhet nën dritën e prozhektorëve

schedule18:14 - 3 Tetor, 2022

schedule 18:14 - 3 Tetor, 2022

Tirana është “karikuar” pas fitores 2-0 në derbin ndaj Partizanit të luajtur në “Air Albania”, teksa java e 7-të për kampionët në fuqi të “Abissnet Superiore” ka rezervuar një tjetër përballje të fortë për ta.

Kundërshtarë do të kenë Laçin, i cili do të udhëtojë në Tiranë për t’u përballur me bardheblutë në “Selman Stërmasi”, takim i cili ka ndryshuar orarin.

Ishte parashikuar që kjo sfidë të luhet në orën 15:00, ndërsa tashmë përballja mes kryeqytetasve dhe kurbinasve do të luhet nën dritën e prozhektorëve në “Selman Stërmasi”. /f.a/abcnews.al