Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndryshimi i rregullores së Kuvendit/ Braçe: Vota ime kundër, nuk është pozitiv kontrolli parlamentar nga një komision

schedule20:33 - 21 Maj, 2026

schedule 20:33 - 21 Maj, 2026

TIRANË- Për herë të dytë brenda 1 jave, PS dhe PD kanë arritur sërish dakordësi. Kësaj radhe për rregulloren e re të Kuvendit, imponuar këtë herë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe afati i vendosur.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i ftuar në “ Real Story” u shpreh se do votonte kundër këtyre ndryshimeve pasi sipas tij këto ndryshime e zbehin rolin “kontrollues” të deputetit, një instrument që  garantohet nga Kushtetuta.

“Detyra ime është të bëj deputetin. Rregullorja e re përqendron disa instrumente në duart e një komisioni, që janë instrumente kushtetuese të kontrollit parlamentar që i ka çdo deputet i kuvendit, nuk i ka një komision, por i ka çdo deputet, nuk më erdhi mirë për disa ndryshime që janë në rregullore.



Çështjet që kanë të bëjnë me funksionimin e tregut, praktikisht rregullorja mua më mohon një e drejtë e tillë. I jep 15 ditë kohë institucionit të më kthejë përgjigje, ka institucione që informacionin që unë kërkoj, ka institucione që e kanë një “enter”.  Institucionet kanë një detyrë që të kthejnë përgjigje përkundrejt një deputeti, që kërkon përgjigje.”, tha ai.

Ai theksoi se po të ishte sot në Kuvend vota e tij do shkonte kundër ndryshimeve, të dakordësuara mes PS dhe PD.

“Përqendrimi i instrumenti të kontrollit parlamentar në një komision, natyrisht nuk është një gjë e mirë. Do votoja kundër kësaj rregulloreje”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!