Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit të propozuara nga grupi PS

schedule14:02 - 18 Janar, 2018

schedule 14:02 - 18 Janar, 2018

Nëse prokuroria kërkon arrestimin e një deputeti, ajo duhet t’i paraqesë kreut të Kuvendit kërkesën e arsyetuar me prova, të cilat shqyrtohen më pas nga Këshilli i Rregullores dhe Mandateve i cili në mbledhjen e tij i lejon deputetit ndaj të cilit është bërë kërkesa, të drejtën e pyetjeve ndaj organit që kërkon autorizimin për arrestim.

Edhe pse duket si histori e parë dhe dëgjuar me rastin e ish-shefit të minsitrisë së brendshme Saimir Tahiri, sot është grupi aprlamentar në të cilin Tahiri bënte pjesë, ai i cili propozon ndryshime në rregulloren e Kuvendit, në mënyrë që praktika e zbatuar me ish-ministrin Tahiri të jetë ligjore, duke pranuar kështu haptazi shkeljen e saj tre muaj më parë.

Janë këto ndryshime në rregullore të depozituara në janar të këtij viti të cilat, si duket edhe nga pamjet, kërkojnë edhe një element tjetër shtesë në praktikën kuvendore.

Bëhet fjalë për nenin i cili rregullon veprimtarinë e Këshillit të Legjislacionit, i ngarkuar me hartimin e raporteve lidhur me efektet e shkaktuara nga shfuqizimi i neneve nga Gjykata Kushtetuese. Ky Këshill sot është në punë për vlerësimin e efekteve ligjore të shkaktuara nga Gjykata në maj të 2016, kur me vendim shfuqizoi disa nene të ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Njëkohësisht ky propozim i socialistëve kërkon ti ngarkojë Këshillit për Legjislacionin tagrin e shqyrtimit jo vetëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për përputhshmërinë e tyre me kushtetutën por edhe për interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe për shkarkimin e funksionarëve kushtetues të zgjedhur nga Kuvendi./abcnews.al