Ndryshime te Vllaznia dhe Kukësi

schedule14:32 - 2 Shtator, 2019

schedule 14:32 - 2 Shtator, 2019

Skuadra e Vllaznisë bën një tjetër ndërhyrje në merkato, kësaj radhe në repartin mbrojtës. Mbrojtesi Godfrij Ualasambi ka firmosur për një sezon me shkodranët dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Mirsad Jonuz në fundjavë.

Ashtu siç ishte premtuar nga pjestarët e stafit teknik, KF Vllaznia ka bërë realitet edhe marrjen e një tjetër lojtari. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë Ualusimbi Godfrey. Me këtë futbollist është firmosur një kontratë njëvjeçare dhe ai pritet të mbërrijë në Shkodër brenda kësaj jave, sapo të paiset me vizën hyrëse në Shqipëri. Ndërkohë, Godfrey është federuar brenda afateve të mbylljes së merkatos dhe tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e Vllaznisë. 30 vjeçari ka një karrierë të gjatë e të suksesshme dhe prej 10 vitesh është pjesë e kombëtares së Ugandës me të cilën ka luajtur 93 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola. Me përvojën e tij, Godfrey pritet të jetë një element i rëndësishëm për ekipin e Vllaznisë në repartin e mbrojtjes, njofton skuadra e Vllaznisë.

Skuadra e Kukësit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin Faton Xhemaili. 20 vjeçari u transferua te Kukësi në merkaton e janarit por nuk e fitoi vendin e titullarit. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!