Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Aksi Librazhd-Prrenjas, fatkeqësi natyrore!”, Balla: Korridori 8, investim strategjik, meritë e kësaj qeverie!

schedule18:34 - 2 Mars, 2026

schedule 18:34 - 2 Mars, 2026

Kuvendi ka nisur punimet që prej orës 10 të kësaj të hëne në seancën e rradhës parlamentare.

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se sulmi ndaj fondacionit ART Explore, një investim francez, është një sinjal i keq për një parti që dikur kishte si ideal anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndërsa sot përdor gjuhë dhe akte dhune.

Lidhur me situatën në aksin Librazhd–Përrenjas, ai theksoi se bëhet fjalë për një fatkeqësi natyrore, duke kujtuar se edhe 30 vite më parë ka pasur rrëshqitje që bllokuan rrugën për një kohë të gjatë, ndërsa qarkullimi këtë herë u rikthye brenda pak orësh.

Balla shtoi se puna për Korridorin 8 do të vijojë si një projekt strategjik që do ta kthejë Shqipërinë në një urë lidhëse mes portit të Durrësit dhe Varnës, duke e cilësuar atë një arritje të kësaj qeverie.

“Para viteve ’90 as që e kishim ëndërr të hynim në atë godinë, i vetmi që mund të hynte në atë godinë dhe të ngrohej në atë zjarr të familjes Hoxha ishte Ayatollahu i partisë suaj. Sulmi ndaj fondacionit ART Explore, një investim francez, është një sinjal i keq për një parti politike që në 1991 kishte si ideal anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe sot jeni shndërruar në një parti që përdor zjarr e flakë. 

Sa i përket situatës në aksin Librazhd–Përrenjas, përtej shpifjeve është një rast i qartë që kemi të bëjmë me një fatkeqësi, ku edhe 30 vjet më parë një kompani greke e kontraktuar nga qeveria ka pasur rrëshqitje dhe është bllokuar rruga për një kohë të gjatë, dhe ky është një fakt. Për shkak se jam banor i Librazhdit, e di shumë mirë. Përdorimi i një fatkeqësie është mungesë largpamësie dhe lajmi i mirë është që rreth orës 12 nisi qarkullimi.

Mbi këtë kalim të përkohshëm nis puna për Korridorin 8. Është fakt që falë kësaj qeverie, Korridori 8 do të jetë siç i ka hije. Nuk do ta kishim këtë projekt nëse s’do të ishte insistimi i Ramës në samit, një betejë shumëvjeçare e fituar nga kjo qeveri. Korridori 8 do t’i japë mundësinë të jetë një urë ndërlidhëse mes portit të Durrësit dhe Varnës për transport njerëzish, mallrash dhe në kushtet e reja gjeopolitike.

Të gjitha ankesat që u thanë këtu lidhen me faktin se është një projekt i madh që kalon në një zonë të vështirë. Kur ndërtohet një rrugë mbi aksin e vjetër, ka problematika të kësaj mënyre. Është i mirëpritur fakti që vjen nga PD dënimi i dhunës dhe solidariteti me partnerin tonë SHBA-në, Izraelin, por edhe vendet mike që gjenden nën goditjen e regjimit.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!