Taulant Balla: Zoti Shehu dhe gjithë kolegëve deputetë, qeveria dhe kryeministri Ram e ka bërë të qartë mbështetjen e Shqipërisë ndaj ndërhyrjes së SHBA dhe Izraelit me një sulm parandalues ndaj Irani. Po ashtu, sikurse e dini kryeministri Rama ka shprehur solidaritetin e plotë të Shqipërisë me vendet e Gjirit Persik që janë kthyer në target të regjimit të Ajatollahëve në Iran. Kryeministri ka biseduar sot në një bisedë telefonike me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe po ashtu ka shprehur solidaritetin me vendet e tjera mike, popuj, vëllezërve të Katarit, por siç jeni në dijeni ka pasur sulm ndaj Qipros. E mbështesim propozimin tuaj që edhe Kuvendi i Shqipërisë të mbajë që qëndrim. Në të njëjtën linjë me atë që SHBA konfirmoi se objektivi ishte që të mbronte popullin amerikan dhe vendet aleate, duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian dhe nga sulmi i pamëshirshëm dhe shumë i ashpër e shumë i rrezikshëm. E vërteta është paksa e hidhur sepse ndërkohë që SHBA dhe Izraeli me forcat e tyre ushtarake godisnin objektivat e regjimit, Ajatollahu i fundit në Europë, Sali Berisha ju udhëtonte ju që të sulmonit godina. Sepse në atë godinë që sulmonte Saliu, nga të gjithë ne këtu vetëm Saliu kishte qenë brenda, asnjëri nga ne para viteve ’90 asnjëri nga ne nuk e ka pasur as ëndërr që të hynte në atë godinë. I vetmi që ka hyrë në atë godinë dhe është ngrohur në zjarrin bubulak të diktatori ka qenë Ajatollahu juaj.
“Rama në një linjë me Trump”/ Sulmi në Iran, Balla: Solidariteti i plotë i Shqipërisë me vendet e Gjirit Persik
schedule18:24 - 2 Mars, 2026
schedule 18:24 - 2 Mars, 2026
