Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndryshime në strukturën e Kuvendit/ PS do propozojë shtim të tre komisioneve parlamentare

schedule19:07 - 29 Gusht, 2025

schedule 19:07 - 29 Gusht, 2025

Jo vetëm ndryshime në kabinetin qeveritar por sesioni i ri politik pritet të sjellë ndryshime edhe në strukturën e komisioneve parlamentare.

Për këtë legjislaturë të 11-të, socialistët pritet të propozojnë 11 komisione parlamentare nga 8 që janë aktualisht.

Burime për “Abc News” thanë se të paktën dy komisione do të ndahen, ndërsa Komisioni për Politike të Jashtme do të bashkohet me atë për Çështjet Europiane. Ky i fundit, i cili deri më tani, drejtohej nga opozita pritet të drejtohet nga mazhoranca.



E për ta kompensuar këtë opozitës pritet ti kalojë drejtimi i Komisionit për të drejtat e njeriut, i cili do të dale nga ndarja e Komisionit të Ligjeve.

Po ashtu edhe Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese pritet të shkrihet në tre komisione të tjera: përkatësisht burimet natyrore, infrastruktura dhe bujqësia.

Po ashtu edhe komisioni i posaçëm  “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian, do të jetë i përhershëm por me një fushë veprimi më të gjerë.  Gjithashtu pritet të ketë propozime edhe për ndryshimin e emërtimeve të komisioneve dhe uljen e numrit të anëtarëve.

Kjo ndarje parashikohet të bëhet edhe për të lehtësuar punën parlamentare, në përmbushje të angazhimeve që vijnë nga negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.  Për të gjitha këto do të duhen ndryshime në rregulloren e parlamentit. Ky i fundit pritet të nisë punimet me 12 shtator.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!