Ndryshim plani për “El Clasico”-n, zbulohen dy opsionet

schedule22:43 - 16 Tetor, 2019

schedule 22:43 - 16 Tetor, 2019

“El Clasico” akoma nuk dihet ku dhe kur do të luhet. Kjo situatë është krijuar për shkak të situatës politike në Katalonjë. Protestat janë bërë masive dhe janë bllokuar shumë rrugë. Nisur nga e gjithë kjo, sot në mediat spanjolle u raportua se Barcelona dhe Reali i Madridit do ta zhvillonin ndeshjen e parë mes tyre në “Santiago Bernabeu”.

Ky ndryshim nuk lejohet me rregullore dhe ka rënë poshtë si teori. Sipas gazetarit Manu Carreño, pritet që “El Clasico” të shtyhen për një datë tjetër dhe të mos zhvillohet më 26 tetor. Së fundmi kanë dalë edhe dy datat.

Plani është që Barcelona-Real të luhet më 4 ose 18 dhjetor, brenda fazës së parë të kampionatit. La Liga u ka kërkuar klubeve të dorëzojnë raportet e tyre dhe Autoriteti i Garës me shumë mundësi do të vendosë nesër se kur do të luhet “El Clasico” e parë për këtë vit. /abcnews.al