Ndreu: Fitorja me Skënderbeun na liroi, tani të mundim edhe Tiranën

schedule17:40 - 6 Mars, 2021

schedule 17:40 - 6 Mars, 2021

Kastrioti kërkon të marrë një tjetër fitores, pas asaj që regjistroi në transfertë kundër Skënderbeut. Krutanët, edhe pse nuk do të kenë lojtarë si Prodani e Moreiro, do të futen në fushën e blertë kundër Tiranës të luajnë pa presion dhe të tentojnë maksimumin. Kështu është shprehur trajneri Ramazan Ndreu, i cili ka folur për mediat në prag të ndeshjes me kampionët në fuqi.

FITORJA ME SKËNDERBEUN – “Ndeshja në Korçë ishte shumë e rëndësishme. Fati ishte me ne që morëm edhe pikët. Ia bëmë hyzmetin, pasi e dinim që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë. Kundërshtari do të jepte maksimumin, pasi nuk kishte se çfarë të humbte. Zhvilluam një paraqitje të mirë dhe arritëm atë kërkonim”.

TIRANA – “Do luajmë më lirshëm, pas fitores me Skënderbeun. Kampionati ka dhe 14 javë, janë dhe 42 pikë dhe dua të them që lufta vazhdon. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në çdo ndeshje, pasi kampionati sa vjen e bëhet më i vështirë.

Skuadrat që janë në krye kanë niveli më të lartë, ndaj edhe me Tiranën do të jemi shumë të kujdesshëm. Do të mbrohemi mirë, por luajmë në fushën tonë dhe mendoj që do jemi te ato lojërat e mira që kemi zhvilluar gjithmonë. Kam besim se do të fitojmë dhe këtë ndeshje”. /abcnews.al