Ndoshta s’i keni ditur, këto janë rreziqet që sjell mbajtja e telefonit poshtë jastëkut

schedule12:46 - 4 Korrik, 2020

schedule 12:46 - 4 Korrik, 2020

Shumë njerëz e mbajnë telefonin afër shtratit apo poshtë jastëkut, jo vetëm për ta patur sa më pranë, por gjithashtu edhe për t’u zgjuar në mëngjes nga alarmi. Por, studiuesit kanë theksuar se ky zakon është shumë i rrezikshëm për shëndetin.

Ekspertët thonë se mbajtja e telefonit poshtë jastëkut apo në cep të krevatit rrezikon të qëndroni zgjuar për një kohë të gjatë, për shkak të dritës blu që lëshojnë telefonat, e cila nëpërmjet neuroneve sinjalizon trurin se është koha për t’u zgjuar.

Gjithashtu, ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë mbajtjen e telefonit sa më larg kokës, pasi studime të shumta kanë treguar se telfonat shkaktojnë kancer, për shkak të rrezeve që shpërndajnë. Për më tepër, është e këshillueshme që të mbahen kufje, në mënyrë që telefoni të mos ketë afërsi me veshin.

Prandaj, mbajeni sa më larg telefonin, dhe nëse nuk keni një vend afër ku ta vendoni, thjesht lëreni me volum të lartë që të dëgjosh zilen. /abcnews.al