Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kontrolle të befasishme në burgun e Vlorës, sekuestrohet iPhone i fshehur në dyshek

schedule10:50 - 20 Maj, 2026

schedule 10:50 - 20 Maj, 2026

Në vijim të kontrollove të befasishme në burgun e Vlorës nën drejtimin e drejtorit të institucionit, Edmond Leka, shefit të policisë dhe grupit të Sigurisë është evidentuar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e brendshme në katin e dytë u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular tip iPhone, i fshehur brenda në dyshek.

Lidhur me rastin janë kryer veprimet proceduriale dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të bllokuara.



Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe në goditjen e çdo paligjshmërie brenda sistemit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!