Një 37-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nipit të tij.
I arrestuari është identifikuar me inicialet E. T., 37 vjeç, banues në lagjen “Lirim”.
Kundër tij rëndon akuza dhunë në familje.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit:
– E. T., 37 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi gjatë një konflikti, ka dhunuar fizikisht nipin e tij, shtetasin E. D.;
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
/abcnews.al/


