“Ndihem në faj”, Donaldi reagon i prekur kur mëson se Bora po e priste

schedule22:35 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 22:35 - 3 Dhjetor, 2021

Donald Veshaj është prekur kur mësoi se Bora Zemani e priste ndryshe nga çka ai kishte menduar. Përpara tij në ekran u shfaq një video ku shihet moderatorja Bora Zemani që tregon varësen që i dhuroi nga muri i shtëpisë së Big Brother ndërsa dëgjohet duke thënë:

“Sa i përket situatës tonë, ju e dini qëndrimin tim (tregon varësen). Çfarë përgjigje do nga unë, më prisni pak edhe mua se po pres edhe unë dikë!”. Mirëpo, aktori i humorit ka reaguar i prekur nga ajo që dëgjoi ndërsa shprehet se ndihet në faj dhe se nuk e ka respektuar ish partneren e tij.

“Nuk e di. Ndihem në faj për pjesën se si ka ndodhur gjithë kjo situatë! Dukem tamam sikur nuk e kam respektuar, ndihem shumë keq. E kam shumë qejf Triksën. Ndihem shumë në faj tani”, u shpreh ndër të tjera ai. /abcnews.al