Një 50-vjeçar u plagos me armë zjarri në banesën e tij mesditën e sotme në rrugën “Xhorxh Bush” në Tiranë.
50-vjeçari me iniciale B.U. u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ku më pas ndërroi jetë. Sipas burimeve, mësohet se 50-vjeçari qëlloi veten me armën e gruas, të cilën e ka efektive policie.
Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al



