Një i burgosur ka ndërruar jetë në Spitalin e Krujës pas disa problemeve kardiake. 49 vjeçari, Fatos Atëzaj, me origjinë nga Vlora, i cili po vuante dënimin në burgun e Zaharisë, dyshohet se vuante nga epilepsia. Mësohet se viktima prej disa kohësh ndodhej në trajtim mjekësor në Spitalin e Krujës.
Policia lokale njoftoi se ka nisur procedim penal edhe për një punonjës të burgut, i cili ishte angazhuar për ruajtjen e të dënuarit të burgut të Zaharisë. Polici akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”. Pavarësisht dyshimeve se vdekja e të dënuarit ka ardhur si pasojë e problemeve kardiake, mjekësia ligjore pritet të përcaktojë zyrtarisht shkakun e vdekjes së 49 vjeçarit./abcnews.al
Ndërron jetë i dënuari në Spitalin e Krujës
schedule19:47 - 6 Nëntor, 2017
schedule 19:47 - 6 Nëntor, 2017