Aplikacioni i shumëpëqyer i momentit, Tik Tok ka vendosur të sjellë një risi për përdoruesit që vuajnë nga epilepsia.
Ai ka marrë vendimin të shtojë mundësinë për të shmangur videot që kanë drita të forta dhe që kanë ndikim te njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë.
Opsioni Skip All, që do të shfaqet në javët e ardhshme, do t’u lejojë përdoruesve të vendosin që në profilin e tyre të mos tregohen këto video.
Nga ana tjetër, ky vendim vjen disa muaj pasi filloi etiketimin e videove që shfaqin efekte të tilla si dritat e ndezura.
Përdoruesit me epilepsi që hasin në një video sensitive do të marrin një njoftim që i fton ata të kalojnë të gjitha videot e ngjashme në të ardhmen. l.k/abcnews.al