Vijojnë ende negociatat për çështjen e emrit të Maqedonisë mes Shkupit dhe Athinës. Ndërmjetësuesi i OKB-së, Nemitz ndodhet në Athinë ku është takuar me ministrin e jashtëm grek Kotzias. Ditët në vijim ai do të udhëtojë drejt Shkupit ku do të takohet me kryeministin maqedonas Zaev.
Ndërmjetësuesi special i kombeve të bashkuara Nimetz, për bisedimet rreth cështjes së emit mes Maqedonisë dhe Greqisë, ndodhet në Athinë ku është takuar me ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias.
Të mërkurën Nimetz do të jetë në Shkup në një vizitë që ka si objektiv arritjen e një marrëveshjeje pas një takimi të cilësuar si historic të kryministrit maqedonas dhe atij grek në Forumin e Davos para pak ditësh.
Porn ë një deklaratë pë mediat, ministri i jashtëm grek Kotzias, u shpreh mbrëmjen e së shtunës se pala greke nuk ka pse të pranojë cdo propozim të Nimetz, dhe se ai nuk ishte gati për të ndërmarër një betejë publike me të dërguarin e OKB-së.
Duke flout për televizionin grek ERT, Kotzias tha se ajo që ka rëndësi është që emri i ri i Maqedonisë të mos jetë në anglisht por në gjuhën slave. Deklarat e tij la të kuptohej se qeveria greke do të pranonte një zgjidhje që pëërfshin emrin “Makedonia” por jo “Macedonia,” në një kohë që Greqia prej kohësh këmbëngul se marrëveshja duhet të përfshijë dhe një kualifikim gjeografik.
Kotzias shtoi se çdo marrëveshje do të përfshinte ndryshime që do të bëheshin pjesë e kushtetutës maqedonase, edhe pse sipas tij kryeministrin Zoran Zaev nuk ka mazhorancën që i duhet për të arritur këtë pa mbështetjen e opozitës./abcnews.al