Plas grushti në Parlamentin e Turqisë

12:41 | 05/03/202012:410

Një sherr masiv ka ndodhur në sallëne  parlamentit në Turqi pas debateve të ashpra për ndërhyrjen ushtarake turke në Siri. Pamjet tregojnë dhjetëra deputetë të partisë së presidentit Erdoan dhe ata të partisë kryesore të opozitës që shtyjnë dhe godasin njëri – tjetrin. Disa nga ata godasin me grushte por ka dhe deputetë që përpiqen të qetësojnë situatën.

Kjo nuk është hera e parë që nga parlamenti turk vijnë pamje të tilla.  Përplasja e së mërkurës nisi kur Engin Ozkoç i partisë Republikane të Popullit në opozitë mori fjalën. Më parë në një konferencë për shtyp ai e quajti presidentin Erdoan si të pandershëm, të ulët dhe të poshtër.

Ai e akuzoi kreun e shtetit se po dërgonte fëmijët e Turqisë në luftë ndërsa fëmijët e Erdoan e kanë shmangur shërbimin ushtarak.  Gjatë fjalës për anëtarët e partisë së tij Erdoan kishte akuzuar opozitën me të njëjtat fjalë: të pandershme, të ulët dhe të poshtër. Kjo sepse opozita kërkonte arsyet e ndërhyrjes ushtarake në Siri.

Tensionet në vend janë përshkallëzuar ndjeshëm pas vrasjes së më shumë se 50 ushtarëve turq në provincën veriore siriane të Idlib, vetëm muajin e fundit.

Turqia ka dërguar me mijëra ushtarë në Siri për të shmangur një ofensivë ushtarake të qeverisë siriane – e mbështetur nga Rusia – për të rimarrë kontrollin e Idlib. Si dhe për të mbështetur luftëtarët e opozitës siriane./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono