Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Ndërhyrja e pakuptimtë dhe kartoni i kuq nga Kumbulla, mediat italiane “gozhdojnë” mbrojtësin shqiptar

schedule11:42 - 13 Mars, 2023

schedule 11:42 - 13 Mars, 2023

Roma ra në shtëpi duke humbur me rezultatin 3-4 kundër Sasuolos. Më i keqi në fushë ishte padyshim Kumbulla, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq për një marrëzi të pakuptimtë që i dha më pas një penallti Sassuolos.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan: “E dogji ndeshjen me ndërhyrjen e pakuptimtë që shkaktoi edhe penalltinë, e pafalshme”. Nga ana tjetër, “Corriere dello Sport” shkruan: Pse ai veprim ndaj Berardit? Një gjest kaq i dhunshëm dhe bëhet dënimi në ndeshje”.

“Tuttosport” shkruan shkurt: “Ai lufton deri sa bie pre e provokimit të Berardit, duke e shkelmuar dhe duke marrë kartonin e kuq”. Ndërsa “Vocegiallorossa” shkruan: “Mamuthi, hap dyert e pankinës për të. Provokimi i Berardit nuk e justifikon në asnjë mënyrë gjestin e shëmtuar të Kumbullës, i cili e lë Romën me 10 lojtarë për të gjithë pjesën e dytë”.



Pra, pothuajse të gjitha mediat sportive italiane kanë “gozhduar” Marash Kumbullën për kartonin e kuq që mori në sfidën e djeshme që i kushtoi Romës humbjen në shtëpi.

Nota nga mediat italiane për Kumbullën:

Tuttomercatoweb: 4

Correre dello Sport: 5

Tuttosport: 3.5

Vocegiallorossa: 2/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!