Prangoset gjyqtari i Apelit Tiranë Shkëlqim Miri

schedule09:26 - 10 Nëntor, 2017

schedule 09:26 - 10 Nëntor, 2017

Ndalohet 1 vit pas hapjes se hetimeve gjyqtari Shkëlqim Miri. Ai ishte nën hetim për korrupsion, pasi dyshohet se kishte marrë 20 mijë euro rryshfet për ndryshimin e veprës penale të autorit të një krimi nga vrasje në plagosje. Gjatë kontrollit të banesës, gjyqtarit të Apelit të Tiranës iu gjetën 300 milionë lekë të vjetra, të cilat nuk i kishte deklaruar në deklaratën e pasurisë bërë për procesin e Vettingut.

Hetimi i dosjes së Gentian Dodës, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke çuar në pranga gjyqtarin e apelit Tiranë, kishte nisur rreth një vit më parë.

ABC News ka siguruar rekuesin e prokurorisë së Apelit Tiranë të kryer në shtator të 2016, e cila, nuk ishte dakort me vendimin e gjykatës së Matit, ku dënoi me 8 vite burg Dodën nga 20 vjet që kishte kërkuar akuza.
Treshja gjyqësore e apelit e kryesuar nga Shkëlqim Miri, dhe anëtarët Agim Bendo dhe flutura skënderi, kanë ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje për Gentian Doda, i ekstraduar në 2012 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi u mor mandati i kontrollit nga Gjykata e Krimeve të Rënda, policia gjeti në banesën e gjyqtarit Miri afro 33 milionë lekë të reja. Dyshimet e prokurorisë janë se anëtari i Gjykatës së Apelit mund të ketë marrë 20 mijë euro për të ndryshuar kualifikimin penal të një vrasjeje të ndodhur në Burrel, gati 20 vite më parë. Edhe në këtë rast, policia ishte njoftaur për të kryer kontrollin e banesës së gjyqtarit vetëm pak çaste nga nisja e aksionit, ndrërsa gjykata kishte autorizuar prokurorië me vendim 3 ditë më parë. ABC News ka mësuar se, një interesim të madh për këtë dosje kishin treguar edhe hetuesit amerikanë, të cilët ndiqnin çdo seancë gjyqësore në ngakrim të Gentian Dodës. Gjithshtu, burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë me dije se, në deklaratën e dorëzuar për procesin e Vettingut, gjyqtari Shkëlqim Miri, nuk e kishte deklaruar shumën e parave të sekuestruar në banesën tij. Fshehja e të ardhurave dhe mosdeklarimi i tyrë edhë në ILKPI, thekson akuza, është përsëri një vepër penale që e përjashton automatikisht nga rradhët e gjyqësorin, Shkëlqim Mirin.

Ndërkohë, pritet që Gjykata e Krimeve të Rënda të shprehet me vendim nëse do të respektojë kërkesën e prokurorisë për qëndrimin e gjyqtarin në qeli, apo do të jape një masë më të lehtë sigurie.
Për këtë rast, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nuk ka nevojë të shprehet me vendim, pasi më parë duhet të thotë fjalën e saj gjykata./abcnews.al

 

https://youtu.be/aicBGBd7UBU