Ndalohen 20 emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes

schedule16:10 - 16 Qershor, 2018

schedule 16:10 - 16 Qershor, 2018

20 emigrantë të paligjshëm që vinin nga vendet e Lindjes janë ndaluar në Bilisht. Shtetasit e huaj të ndarë në dy grupe janë ndaluar në afërsi të doganës së Kapshticës dhe qytetit të Bilishtit.

Ata janë dërguar në qendrën pritëse në Babrru. Aty do të plotësojnë dokumentacionet përkatëse për t’u kthyer sërish në vendet e origjinës. /abcnews.al