“Ndal”! Egjiptiani dhe sudanezi kapen me pistoletë çakmak dhe 60 mijë euro në Rinas

schedule19:30 - 22 Janar, 2022

schedule 19:30 - 22 Janar, 2022

Dy persona janë kapur pasditen e sotme në Rinas, një egjiptian dhe një sudanez.

Gazetarja e “ABC” Xhensila Kodra mëson se egjiptiani me inicialet N.B është kapur me pistoletë në aeroportin e Rinasit.

Ai ishte nisur drejt Gjermanisë, por kontrolli i skanerit zbuloi që ai kishte një pistoletë çakmak në bagazh.

Pistoleta e sekuestruar

Pas verifikimit rezultoi se për të kishte edhe një vendim dëbimi nga vendi ynë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Pas kontrollit po në Rinas është ndaluar edhe një person nga Sudani me inicialet E.M. të cilit iu gjetën 62 mijë euro të padeklaruara.

Ai ishte duke u kthyer nga Dubai dhe në Shqipëri ka leje qëndrimi./ Abcnews.al