Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndahet nga jeta Birçe Hasko, Presidenti Begaj: Arti shqiptar humbi një figurë të spikatur

schedule16:03 - 23 Maj, 2026

schedule 16:03 - 23 Maj, 2026

Bota e artit shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Birçe Hasko. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, e cilësoi artistin si një nga figurat më të spikatura të skenës dhe ekranit shqiptar, duke vlerësuar kontributin e tij të vyer në art dhe edukim.

Në mesazhin e tij ngushëllues, Presidenti theksoi se Birçe Hasko, përveç gjurmëve të çmuara që la si aktor, ia kushtoi jetën edhe formimit të shumë brezave të aktorëve si pedagog i nderuar.

“Bota e artit shqiptar  humbi sot një nga figurat më të spikatura të saj. Përveçse la gjurmë të çmuara si një aktor i madh i skenës dhe ekranit shqiptar, Birçe Hasko ia kushtoi jetën edhe edukimit, si pedagog i nderuar i shumë  brezash aktorësh. Lamtumirë “Mjeshtri i Madh” Birçe Hasko!”, shkruan Begaj.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!