Nazarko: Basha ka problemin e 300 mijë votave se s’ka ku t’i gjejë

schedule21:43 - 14 Qershor, 2019

schedule 21:43 - 14 Qershor, 2019

Edhe sikur të shtyhen zgjedhjet, opozita nuk do hyjë në to. Kështu u shpreh Shpëtim Nazarko këtë të premte gjatë emisionit “Provokacija”. Analisti tha se Basha nuk futet në zgjedhje pasi është 300 mijë vota pas Ramës.

“Ja s’i bëmë me 30 i bëjmë me 15 Tetor. Unë jam i sigurt që opozita nuk do vijë as me 15 Tetor. Kam studiuar tre zgjedhjet e fundit dhe i bëj një pyetje publike Bashës. Ke qenë në vitin 2009 me të njëjtat vota si PS dhe në zgjedhjet e 2013-s i ke numëruar ti votat, pra nuk kishte mundësi të vidhte aq shumë Rama. Nga 2013-a deri në 2017-n, Rama ka gjysmën e 18-vjeçarëve  që futen për herë të parë në votim.

Tani si ka mundësi që pas 8 vjetësh, kur zgjedhjet e para dhe të dyta i numërove ti se kishe pushtetin, ti je 300 mijë vota mbrapa këtij. Ka një arsye shumë banale në pamjen e parë që PD duke qenë gjithnjë parti e dytë, se ka qenë parti e dytë për 25 vjet rrjesht. Thonë një herë në 2005-n, unë e dyshoj. Çfarë ka bërë? I është dashur që për këtë sistem zgjedhor që ka zgjedhur të marrë aleatë fals poshtë e përpjetë, të cilët kur e kuptojnë se era fryn në krahun tjetër e lënë rrugës dhe krisin ikin. Për të mbajtur këta aleatë ka paguar më shumë më tepër se sa duhet.   

Unë besoj se 90% do bëhen dhe 10% nëse komuniteti ndërkombëtar arrin, e kam shumë të vështirë ta besoj që ta arrijë komuniteti për një arsye të thjeshtë që Basha qoftë të futen në 30, qoftë të futet në 30 Tetor ka problemin e 300 mijë votave se s’ka ku t’i gjejë. Duhet t’u mbushë mendjen të vetëve që të futen si pykë e vetme që të kompensojnë këtë 300 mijë të aleatëve”, tha Nazarko./abcnews.al