Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

NATO nis zvogëlimin gradual të trupave të KFOR-it në Kosovë

schedule14:20 - 12 Qershor, 2026

schedule 14:20 - 12 Qershor, 2026

NATO do të nis zvogëlimin gradual të trupave në Kosovë. Arsyeja për këtë veprim është përmirësimi i vazhdueshëm i situatës së sigurisë në vend gjatë viteve të fundit.

Aleanca njofton se do të përshtasë në vijim praninë e KFOR-it edhe në varësi të informacioneve pa lejuar “vakume sigurie”.

Reduktimet e planifikuara pritet të realizohen ndërmjet këtij viti dhe vitit të ardhshëm. Pavarsisht tërheqjes, NATO ritheksoi përkushtimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor, që e ka quajtur një rajon me rëndësi strategjike.



Që nga viti 1999, prania e KFOR-it është përshtatur vazhdimisht për të siguruar që misioni të mbetet i përshtatshëm për qëllimin e tij dhe t’i përgjigjet zhvillimeve të situatës së sigurisë.

Pas rritjes së tensioneve dhe dhunës në vitin 2023, përfshirë sulmet ndaj trupave të KFOR-it në Zveçan, KFOR-i mori përforcimin më të madh në më shumë se një dekadë, me dislokimin e afro 1.000 ushtarëve shtesë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë është vendosur më 1999. Nga afër 50.000 trupa që u vendosën atë vit, në Kosovë aktualisht janë rreth 4.600 trupa paqeruajtëse të KFOR-it nga shtete të ndryshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në vend, pas Policisë së Kosovës dhe Misionit për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian, EULEX. Ky mision paqeruajtës po ashtu ka përgjegjësinë e sigurisë përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!