Napoli nuk llogarit Torinon, siguron fitoren e 4-të rresht dhe mban kreun

schedule17:05 - 1 Tetor, 2022

schedule 17:05 - 1 Tetor, 2022

Napoli vazhdon me ecurinë pozitive në Serie A, teksa në përballjen me Torinën ka dalë me pikë të plota.

Napolitanët kanë fituar me shifrat 3-1 ndaj torinezve, në sfidën e luajtur në “Maradona”. Golat në këtë sfidë i shënuan Anguissa në minutën e 6 dhe 12, ndërsa Kvaratskhelia do të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 37-të për të çuar shifrat në 3-0.

Ndërkohë për miqtë do të shënonte në minutën e 44-të Sanabria për të ngushtuar shifrat në 3-1.

45-minutat e dytë nuk do të prodhonin asnjë gol, me Napolin që merr kështu edhe fitoren e 4-të rresht në kampionat, ndërsa vazhdon të mbajë kreun e renditjes me 20 pikë në 8-të ndeshje të luajtura, ndërsa Torino mbetet në kuotën e 10-të pikëve në vendin e 9-të. /f.a/abcnews.al