Napoli apo Arsenal, dueli për më të mirin e sezonit në Evropë

schedule10:42 - 25 Janar, 2023

schedule 10:42 - 25 Janar, 2023

Premier League dhe Serie A kanë kaluar në gjysmë të rrugës me lider të papritur. Dy kampionatet më të forta po shohin këtë sezon dy klube të cilat në gusht ishin larg rrugëtimin për titull.

Në Angli, Arsenali po përballet me Manchester Cityn e Pep Guardiolës dhe Erling Haaland. Ndërkohë, Manchester United, Liverpool dhe Chelsea po shikojnë nga larg skuadrën e pandalshme të Mikel Artetës.

Në Itali, Napoli po shkëputet nga Milan, Inter, Roma dhe Juventus, këta të fundit me zbritje pikësh në tabelë për shkak të ndëshkimit.

“Topçinjtë” nuk e kanë fituar titullin që kur ishin të pathyeshëm në sezonin 2003-2004 me Arsene Wenger në krye, Henry, Bergkamp, Vieira, Robert Pires dhe të tjerë. Kanë kaluar akoma më shumë vite nga Scudetto e fundit e Napolit. Diego Maradona ishte ende duke vrapuar rreth stadiumit Sao Paolo të cilit sot ai i jep emrin e tij. Në vitet 89-90, Careca, Carnavale, Ferrara dhe Zola shoqëruan Maradonën që solli Scudetton në jug të Italisë për herë të dytë. Nga ajo kohë, mbizotëron 33 vjet thatësirë.

As Barcelona, lidere e La Liga me 44 pikë, as PSG në Francë me 47 pikë apo Bayern Munich në Gjermani me 35 pikë, nuk kanë arritur shifrën e 50 pikëve të grumbulluara nga Arsenal dhe Napoli në ligat e tyre përkatëse.

Në 19 ndeshje, të dyja kanë 16 fitore, dy barazime dhe vetëm 1 humbje. Ata pothuajse kanë shënuar të njëjtin numër golash (46-45) dhe kanë pësuar të njëjtën sasi golash (14 dhe 16). Ata kanë shumë fuqi sulmuese dhe janë një mur në pjesën e pasme. Dy makineri sulmuese që mposhtin kundërshtarët e tyre dhe nuk u lënë vend për manovrim./ h.ll/abcnews.al