“Nami” në Dardhë, dyndje për të festuar mes dëborës

schedule16:41 - 2 Janar, 2021

schedule 16:41 - 2 Janar, 2021

Fshati turistik i Dardhës në Korçë është një prej destinacioneve të preferuara për të festuar ditët e para të Vitit të Ri mes dëborës në qetësi.

Gazetarja e “ABC” Lediona Xheladinaj sjell fotot e situatës atje, ku ka një fluks të njerëzve nga qytete të ndryshme të vendit që e kanë zgjedhur për të kaluar momente festive me familjen.

Trafiku është i rënduar, ndërsa disa prej tyre, që pëlqejnë dëborën e kanë vijuar rrugën në këmbë./ db/Abcnews.al