Nainggolan humbet personin e dashur, i emocionon të gjithë me fjalë zemre

schedule12:56 - 31 Maj, 2020

schedule 12:56 - 31 Maj, 2020

Dhimbje e madhe në familjen e Radja Nainggolan. Mbesa e mesfushorit të njohur, vajza e motrës së tij, nuk ia ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen e keqe, duke u larguar nga kjo botë në moshë të re, edhe pse VoetbalPrimeur nuk jep detaje të tjera.

Mesfushori i huazuar te Cagliari dhe në pronësi të Interit, ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke i dhënë lamtumirën personit të shtrenjtë. “E dashura dhe e shtrenjta ime, do të na mungosh të gjithëve. Të dashurit tënd, babait tënd, fëmijëve.

Tani shko te mamaja dhe dhuroji një përqafim të ngrohtë. Ajo do të mbrojë edhe më shumë. Nuk arrij ta besoj, ishe kaq e re… “, shkruan “Ninxha” në faqen e tij zyrtare, duke i emocionuar të gjithë me fjalë zemre. /abcnews.al