Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë pak muaj më parë. Aktorja është shpërngulur prej kohësh në Spanjë, ku dhe jeton me partnerin, identitetin e të cilit e ka mbajtur jashtë vëmendjes së publikut. Megjithëse nuk e ka treguar portretin e të birit, Olta nuk i kursen momentet e ëmbla me Amarin në rrjete sociale.
Së fundmi, aktorja ka ndarë me ndjekësit disa nga “vuajtet” që po përjeton që nga ardhja në jetë e të voglit Amar. Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo tregon se i mungon shumë gjumi. “T’kem t’flej icik ?! Na ishte njëherë gjumi… Mama me kohë të plotë”, ka shkruar Olta krahas postimit.
Amar ka ardhur në jetë në një ditë të veçantë për çiftin. “Djali ynë erdhi në jetë me 21/8/2020 kjo ishte një surprizë kaq e bukur për ne, pasi kjo datë përmban datën e lindjes së babit të tij 21 dhe datën e lindjes sime 8.”, tha aktorja. xh.d/abcnews.al