“Na bashkoi Skënderbeu”, Edi Rama ulet në “dialog” me Aurel Plasarin

schedule13:04 - 17 Janar, 2023

schedule 13:04 - 17 Janar, 2023

Kur u kthye nga Turqia, Skënderbeu e pati fitoren e parë me shqiptarët. Ai i bashkoi ata. 555 vjet pas vdekjes, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti, bashkon sërish, Edi Ramën me Aurel Plasarin, dy miq të vjetër.

“Person i këndshëm, miqësor, dashamirës”

Dekadën e fundit nuk kishte mbetur më thuajse asgjë nga konsiderata e dikurshme.

“Një kryeministër arrogant, nuk i kupton, s’i ka kuptuar ndonjëherë këto parimet demokratike. Befas pasi mori votën u harrua shërbëtorllëku dhe doli arroganti Zoti dhe sulltani”.

Shenja e parë e thyerjes u duk në 2014, kur Rama e shkarkoi studiuesin nga detyra e drejtuesit të Bibliotekës Kombëtare. Ata dyluftuan gjatë përmes shtypit, derisa Edi Rama përdori Skënderbeun për t’i shtrirë dorën e ftesës studiuesit.

Kunjat nuk munguan.

Plasari: Vini re në disa emra të rëndësishëm si e ushtrojnë këtë lloj teknike, që duket qesharake por është interesante. Me këto teknika është vepruar kundër Skënderbeut, dhe këto unë i quaj më të dëmshme.
Rama: Nuk mendoj unë që Skënderbeu ka nevojë për ndonjë fushatë për ta mbrojtur. Unë mendoj që Skënderbeu nuk ka asnjë nevojë

Plasari e preku sërish Ramën, kur dha këtë përgjigje se pse rajoni ynë është quajtur Ballkan

Plasari Emri Ballkan është emër i bënë nga një budalla, nga një injorant
Rama: Nga ky moment, janë rreth 100 korrierë që do shpërndajnë fjalën se Ballkani është emri që kemi në kurriz nga një budalla

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!