Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Myzyri, dosja kthehet në SPAK/ GJKKO kërkon plotësim hetimesh nga Prokuroria e Posaçme

schedule11:24 - 25 Maj, 2026

schedule 11:24 - 25 Maj, 2026

Gjykata e Posaçme riktheu për plotësim hetimesh në Prokurorinë e Posaçme dosjen në ngarkim të ish kreut të Komisionit të Prokurorimit Publik Jonaid Myzyri.

Gjyqtari Paulin Çera i dha afat kohorë 45 ditë prokurorit Elvin Gokaj, nga momenti i zbardhjes së vendimit, që të kryejë një akt ekspertimi i cili është evidentuar në vendimin e Apelit të GJKKO për Myzyrin.

Prokuroria e Posaçme pak javë më parë zbriti në GJKKO kërkesën për pushimin e çështjes për Jonaid Myzyrin dhe 4 anëtarë të KPP.



Ishte prokurori Elvin Gokaj ai i cili pasi ezauroi çdo fazë hetimore, konstatoi se fakti ekziston, megjithatë nuk përbën kryerjen e veprës penale të “shkeljes së barazisë në tendera”.

Përveç Myzyrit, organi i akuzës kërkoi pushimin e çështjes edhe për Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega.

Jonaid Myzyri u hetua për një përiudhe dy vjeçare nga organi i akuzës nën dyshimet se institucioni i drejtuar prej tij ka kryer shkelje në lidhje me një procedurë tenderuese me vlerë rreth 2.2 milionë euro të kryer në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 59 kilometra.

Hetimet fillestare të prokurorisë, konstatuan se KPP në kundërshtim me ligjin favorizoi bashkimin e kompanive “AEK MUNELLA” dhe “DRINI-1”, të cilat fituan tenderin 2.2 milionë euro me dokumente false. Në këtë proces pati ankesa nga operatorë të tjerë, si “KTHELLA”, i skualifikuar nga komisioni me arsyetimin se oferta me vlerë më të ulët që kishte paraqitur ishte anormale.

Këto dyshime u rrëzuan nga vetë Prokuroria e Posaçme, e cila pasi mori të pandehur Jonaid Myzyrin duke shkaktuar edhe largimin e tij nga detyra, doli në konkluzionin se ai nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka kryer vepër penale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!