Muzeu në Kukës, si burrat kuksianë mbajtën zi për Skënderbeun

schedule16:14 - 31 Korrik, 2018

schedule 16:14 - 31 Korrik, 2018

Në muzeun etnografik në Kukës ruhet tradita dhe historia e tërë zonës. ABC News organizoi një reportazh përmes të cilit do të njiheni me veshjen me të vjetër si dhe si ndryshoi veshja e burrave pas vdekjes së Skënderbeut.

Nuk mund të gjesh  vend me një sipërfaqe të vogël sa Kukësi  ku gërshetohen tri zona etnografike me tradita, zakone, veshjet tradicionale të veçanta. Këtu gjendet krahina Etnografike e Malziut, e Lumës, e Gorës. Ngjyrat, stili i punimeve, historiku bëjnë dallimet midis krahinave.

Muzeu është i ndarë në tre pavione. Nis me florën dhe faunën për të dalë te veshjet tradicionale. Aty gjendet dhe dhe veshja tradicionale më e vjetër, e cila i ka shërbyer grave. Dëshmia artizanale është e rrallë.

Me kalimin e kohëve ndryshimet janë bërë edhe në traditë. Dikur burrat e Lumës kishin të tjera ngjyra në rrobën e tyre. E pas vdekjes së Skënderbeut, ajo erdhi në një formë të re.

Këtu në muzeun etnografik të Kukësit, pjesa më interesante është oda. Burrat veç nga gratë. Orenditë janë autentike e të ruajtura me fanatizëm. Dikur nëse njëri nga burrat e odës do të thërriste gruan e tij për një shërbim, ishte turp. Dikush tjetër i kryente porositë e tij.

Shumë shpejt pritet që në këtë muze të vijnë rreth 140 artifagë që i përkasin periudhës iliro-romake. Ato janë  zbuluar në kalatë dhe flasin për vendbanimet e hershme të trevës.

Sot ky set arkeologjik ndodhet pranë Institutit të Arkeologjisë deri në krijimin e kushteve optimale për ruajtjen e objekteve të tilla në muzeun etnografik të Kukësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!