Kamëz, të shtëna me armë/ Nuk raportohen të lënduar, arrestohet autori

schedule11:21 - 24 Qershor, 2025

schedule 11:21 - 24 Qershor, 2025

Parkimi per makinën dyshohet se është bërë shkak për një konflikt mes disa personave, konflikt I cili agravoi deri në përdorimin e armës së zjarrit…

Ylber Cani nga Nikla, u arrestua nga efektivët e policisë së shtetit pasi u zbulua se ishte një nga personat e përfshirë në konflikt dhe qëlloi me armë zjëarri në ajër në istitut.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, teksa kamerat e sigurisë janë sekuestruar dhe po verifikohen për tu zbuluar I gjithë itenerari I ngjarjes.

Ky është dhe lavazhi Brenda së cilit dyshohet se nisi konflikti, nga një prej personave të përfshirë pasi ka pretenduar se një tjetër I ka zënë vendin e parkimit të mjetit të tij, pas disa minutash bised me tone të ashpra, u dëgjuan edhe të shtënat.

Kjo është dhe gëzhoja e gjetur në vendin e ngjarjes nga grupi I hetimit që është ngritur për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, teksa vijon puna për të identifikuar dhe kapur edhe të përfhsirët e tjerë në konflikt.

Policia thotë se personat e përfshirë në konflikt njiheshin me njëri tjetrin por deri tani nuk ka të dhëna që të kenë pasur konflikte më herët.

Dhjetra persona janë shoqëruar dhe po u merret dëshmia nga oficerët e policisë gjyqësore për të zbardhur ngjarjen e plotë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!