Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Mustafa Nano: Hashim Thaçi mund të jetë idiot, por jo tradhtar

schedule20:17 - 18 Shtator, 2018

schedule 20:17 - 18 Shtator, 2018

Në monologun e sotëm të emisionit “Provokacija”, Mustafa Nano ka mbrojtur idenë e Thaçit për bashkimin e Luginës së Preshevës, si të vetmin plan për të gjetur paqe me serbët, por që kërkon sakrificë edhe nga pala shqiptare. Sipas tij të gjithë ata që e sulmojnë dhe e quajnë tradhëtar duhen izoluar, pasi sjellin vetëm armiqësi dhe urrejtje në Ballkan.

Në një kohë kur Presidenti i Kosovës akuzohet si tradhëtar nga shumë shqiptarë, Nano e sheh planin e tij si përpjekje për të mbyllur problemet mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan.



“Ka shumë shqiptarë që Thaçin e kanë shpallur tradhëtar dhe nuk i del kush në mbrojtje, nuk them t’i dalë në mbrojtje planit të tij se ata plan nuk e njohim, thjesht dimë se ka përpjekje për mbylljen e problemeve mes serbëve dh shqiptarëve. Nuk po them ta pranojmë symbyllazi planin e Thaçit. Po kërkon të arrihet në një plan që kërkon sakrificë edhe nga pala shqiptare. Në këtë histori jo çdo plan mund të miratohet,  po përpjekjet për të gjetur zgjidhje duhet të përshëndeten. Mjaft me akuza për tradhëtar”.

Duke bërë apel për t’i thënë mjaft akuzave për tradhëtar ndaj Hashim Thaçit, Mustafa Nano vlerëson sakrificën e gjetur të presidentit kosovar për të arritur te paqja, ndërsa sulmon edhe kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti. Ai thekson se Thaçi duket më i ri dhe më i guximshëm në politikë, ndërsa Albini dhe të tjerët që janë të fiksuar pas idesë se shqiptarët janë të mirët dhe serbët të këqinj janë demode.

“Ka njerëz që janë të gatshëm të bëjnë saktifica për të arritur te paqja, ashtu sikur ka njerëz që nuk bëjnë asgjë, por ndjellin luftën. Këta merren rëndom më patritotët, por nuk janë. Nuk janë më patriotët nuk them s ejanë tradhëtarë se këtë ide  e përjashtova, bën vaki që patriotë të jenë të tjerë ata që ngjajnë si renegatë.

Nuk them se Thaçi është më patriotit, por ideja për të gjetur një zgjidhje që na vendos në paqe më serbët njëherë e mirë është e Thaçit dhe është një ide interesante që ekziston këto kohë në tavolinë. Idetë e tjera janë të armiqësisë, urrejtjes, të konfrontimit. Nuk kam qenë ndonjëherë fan i Thaçit, por Albin Kurtit. Por sot mes Thaçit që ka hedhur ide me guxim të çmendur dhe Kurtit që e quan Thaçin shërbëtor të Vuçiçit unë jam me Thaçin, jo me Albinin.

Thaçi më duket më i ri, inovator, më i guximshëm në politikë, ndërsa albini dhe të tjerët që janë të fiksuar pas idesë se shqiptarët janë të mirët e serbët të këqinjtë më duken demode”.

Duke parë se të njëjtin problem si Thaçi në Kosovë ka edhe Vuçiç në Serbi, Nano apelon se është koha për t’u dhënë ndal dhe për t’u të gjithë atyre që i sulmojnë dhe denoncojnë, duke përjetësuar problemet me fqinjët.

“Edhe Vuçiçi njësoj si Thaçi ka të njëjtin problem, e sulmojnë si tradhëtar të vetët në Serbi, ky është një problem në Ballkan, e kanë ata që mbrojnë ide. Nuk kanë probleme ata që sulmojnë e denoncojnë tradhëtar, njerëz të tillë janë të nderuar,  fitojnë vota, bënjnë karrierë, pasuri u ngrihen vjersha  e përmendore . Është koha të themi njerëz të tillë që kanë vetëm një plan atë të përjetësimit të problemeve me fqinjët duhen izoluar. Ballkani do shpëtojë vetëm kur këta njerëz janë në minorancë”.

Dhe në fund Nano e mbyll monologun e tij: “Hashim Thaçi nuk është tradhëtar, nuk e besoj kurrë këtë gjë. Hashim Thaçi mund të jetë idiot, por jo tradhëtar, por edhe nëse është idiot është më pak se ata që e quajnë Hashim Thaçin tradhëtar. Në çdo rast rroftë Hashim Thaçi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!