Muriqi: Te Lazio më pritën shumë mirë, Igli Tare më kërkoi me ngulm

schedule20:42 - 16 Shtator, 2020

schedule 20:42 - 16 Shtator, 2020

Sulmuesi më i ri i Lazios, Vedat Muriqi, ka thënë fjalët e para si “lacial”. I rikthyer në Turqi, për shkak të disa procedurave, Muriqi mezi po pret të veshë fanellën bardhekaltër, si dhe zbuloi se Igli Tare ishte ai që e bindi të firmosë.

“Te Lazio më pritën shumë mirë. Jam i lumtur dhe shpresoj që të bëj sa më mirë atje. U ktheva në Turqi për shkak të disa procedurave, nuk është se ka ndonjë telash. Do të kthehem përsëri në Itali pas dy-tre ditësh.

Igli Tare është shqiptar, flasim të njëjtën gjuhë. Ai më dëshironte shumë në skuadrën e tij, shpresoj që t’ia shpërblej. Ai tregoi durim dhe luftoi për të më bërë pjesë të skuadërs së tij. Le të themi se edhe ai arriti një sukses me transferimin tim”, përfundoi Muriqi./abcnews.al