Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Murin të mbushur plot me armë, ky është Sokol Xhura, brenda biznesit kishte “magazinë” lufte

schedule21:16 - 12 Prill, 2021

schedule 21:16 - 12 Prill, 2021

Dy ditë më parë policia e Tiranës, arriti të zbulonte një tjetër depo armësh, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra raporton se arsenal i armëve është gjetur në një ambient në pronësi të Sokol Xhurës. Së fundmi ABC ka siguruar edhe foton e sokol Xhurës, ku në ambientet e godinës në pronësi të tij ishin fshehur armët e rënda.

Armët ishin izoluar në një dhomë në brendësi të murit. Është dashur ndërhyrja dhe shembja e këtij muri  për të zbuluar më par armët e kalibrave të ndryshme, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj.



Kujtojmë se më datë 1 Prill, policia arrestoi katër persona duke sekuestruar një arsenal tjetër të madh armësh në Tiranë, të cilat i përkisnin një grupi të njohur kriminal në kryeqytet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!