Mungonte vetëm zyrtarizimi, Edis Maliki transferohet në Kroaci

schedule10:26 - 16 Tetor, 2020

schedule 10:26 - 16 Tetor, 2020

Lokomotiva e Zagrebit shton shqiptarët në ekip. Një ditë më parë zyrtarizoi afrimin e Francesko Tahirajt, ndërsa më parë kishte blerë nga Teuta edhe Sherif Kallakun. Edis Maliki është lojtari tjetër që nënshkruan me kroatët.

Mbrojtësi i krahut të djathtë spikati për dy sezone me Kukësin në Superiore dhe u largua si lojtar i lirë me mbylljen e ndeshjeve të kupave të Europës. Propozimi i verilindorëve për të rinovuar nuk e bindi dhe më pas mori një ofertë nga Lokomotiva e Zagrebit.

Nuk munguan as propozimet e tjera nga Superiorja, por dëshira e tij ishte të luante në një kampionat më të fortë. Kështu Maliki bashkohet në skuadër me Mersinaj, Çokaj e Tucin dhe pa asnjë diskutim Lokomotiva e Zagrebit është kthyer në një koloni shqiptarësh. /abcnews.al