Mungesa e spitaleve rajonale Covid rëndon xhepat e qytetareve: Flemë jashtë, jemi futur në borxhe

schedule21:41 - 25 Nëntor, 2020

schedule 21:41 - 25 Nëntor, 2020

Ema Shazivari

Në orën 00.30, në ambientet e spitalit Infektiv ndodhen ende familjarë të pacientëve që ndodhen të shtruar në këtë shërbim. Ata kanë zgjedhur ta kalojnë natën në makina, meraku nuk i lejon të largohen.

Gjendja e rënduar emocionale, e bën të vështirë për ta të shprehen përpara kamerës. Jashtë saj ata pohojnë se shqetësimi që ndjejnë për të afërmit e tyre i detyron që të kalojnë natën jashtë ambienteve të spitalit, me shpresën se mund të marrin ndonjë informacion për ta.

Për qytetarët të ardhur nga rrethet, situata bëhet edhe më e vështirë. Ata janë të detyruar të qëndrojnë me ditë të tëra në Tiranë, për të qenë afër familjarëve të tyre, të cilët luftojnë me jetën brenda spitaleve COVID.

Kostot financiare nuk janë të lehta për t’u përballuar, dhe për disa prej tyre, borxhi mbetet alternativa e vetme për t’ia dalë mbanë.

“Rrimë këtu me shpresën te Zoti. Qëndrojmë ku të gjejmë ndonjë hotel ndonjë gjë.”

Hoteli përballë sanatoriumit, është kthyer në strehë për pjesën më të madhe të këtyre qytetarëve. Kostot e akomodimit, shkojnë deri në 1500 lekë, por i ngushëllon fakti që janë afër spitalit.

“Makina me qira jo, hoteli jo, kush i bjen në të kësaj pune. Pa llogari. Hotelin e paguaj 15 mijë lekë nata. Ka dash Zoti e përballon Sanatoriumi se ne asnjë ditë.”

Deri në momentin që spitalet rajonale, të përshtasin ambientet e tyre për të sëmurët me COVID 19, qytetarët nëpër rrethe, krahas pasojave të sëmundjes, duhet të mendojnë edhe për kostot e larta financiare, në rast se do duhet t’i drejtohen Tiranës. /abcnews.al/