Ernest Muçi është një nga lojtarët më të talentuar të Kategorisë Superiore. Interesimi për sulmuesin e Tiranës ka qenë i madh, teksa Legia Warsaw ka vendosur të bëjë një ofertë zyrtare.
Rreth 500 mijë euro për Tiranën, që mban edhe 10% të kartonit të 19-vjeçarit. Merkato në Poloni mbyllet në 24 shkurt dhe palët po bisedojnë në lidhje me akordin final.
Një koment rreth Muçit ka bërë edhe trajneri i ekipit të njohur polak. Czesław Michniewicz, në prononcimin e dhënë përpara duelit të nesërm kundër Wisla Plock, vlerëson shumë sulmuesin e kampionëve të Shqipërisë.
“Nuk më pëlqen të flas për një futbollist që nuk është pjesë e Legias. E di që bëhet fjalë për një lojtar klasi, kam parë disa imazhe nga ndeshjet e tij në Superiore.
Sigurisht që Muçi është një lojtar i mirë, por, e përsëris, nuk do doja të flisja shumë gjatë për të, pasi ai sot nuk është futbollist i yni“, deklaron Czesław Michniewicz. /abcnews.al


