Muça: Kampionat i paparashikueshëm, Skënderbeut i doli lotaria me ne

schedule23:17 / 17/02/2020

Gentian Muça mungoi në fushë për Tiranën në ndeshjen kundër Skënderbeut. Sonte ai është pjesë e panelit në emisionin “Pressing” në ABC News dhe analizon ekipet e Superiores. “Nga kontigjenti Partizani mund të ketë grupin më të fortë.

Kanë afruar me bujë sulmues, por shënojnë lojtarët e tjerë më shumë gola. Bylisi ka ritëm të lartë çdo ndeshje. Skënderbeu i ka hapur probleme të gjitha ekipeve. Kampionati është i paparashikueshëm. Jemi sulmi më i mirë, e thonë statistikat”.

“Nga mënyra si shkoi loja, barazimi ishte i drejtë. Provuan lotarinë dhe i doli Skënderbeu. Për meritë të tyre dhe për fajin tonë. E kishin provuar 9 ekipe të tjerë dhe e thanë edhe ata që do marrin pikë. Qëlloi që morën”.

“Tirana bën lajm më shumë kur barazon, se kur fiton. E dinim që në momentin e parë që do gabonim, do vinin këto reagime. E dinim që do flitej edhe për ndërrimet, por me ato ndërrimet e Egbo fituam në Shkodër. Është pjesë e lojës të jesh në presion. Diferencat në skuadra janë të vogla. Asnjë skuadër nuk është e lehtë të kalohet. Nuk është fundi i botës që barazuam. Më mirë që ndodhi tani, që të zgjohemi”.

“Jemi shumë të qetë, vazhdojmë punën. Kemi entuziazëm para ndeshjes. Edhe po të fitonte Kukësi., nuk do e kisha aspak problem. Është më mirë kur mbështetesh te këmbët e tua”. /abcnews.al

schedule23:17 / 17/02/2020