Muça i vë vulën: Kjo është Tirana e Egbo! E patë ç’ndodhi me Gegën?!

schedule23:25 - 29 Qershor, 2020

schedule 23:25 - 29 Qershor, 2020

Gentian Muça është rikthyer me këmbë të mbarë te Tirana, që është shumë pranë titullit kampion. Mbrojtësi i bardhebluve është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News. A është Tirana ekipi më i mirë? Muça sjell një detaj interesant.

“Po ju jap një statistikë, kemi pesë ndeshje të kthyera. Kjo bën diferencën me të gjitha skuadrat. Kemi pasur motivim, kemi sakrifikuar dhe ia kemi dalë”, tha fillimisht Muça, ndërkohë që më parë të gjithë në panel dhe shikuesit kishin ndjekur një video motivuese që lojtarët e Tiranës e kishin parë para ndeshjes me Skënderbeun.

“Nuk ka mbaruar akoma kampionati. Ndeshje me Skënderbeun kishte rëndësi të veçantë, pasi ka pasur presion. Jemi skuadër që e do titullin me çdo kusht. Qetësia nuk është e mëparshmja, fundi ka emocionet e veta. Rikthimi në pjesën e dytë ishte i rëndësishëm”.

“Nuk mund të kishim një tjetër humbje. Nuk ia lejonim dot vetes, pasi kishim edhe ndeshje direkte me rivalin direkt. Sigurisht jemi në kushte më të favorshme, mund t’i lejojmë vetes të luajmë për dy rezultate, ose edhe për ta pritur kundërshtarin”.

“Pjesën e parë patëm probleme edhe për meritë të ekipit të Skënderbeut. Nuk e di çfarë ndodhi në pjesën e dytë. Nuk mund ta përsërisnim pjesën e dytë me Teutën. I shfrytëzuam rastet dhe shënuam. Kur e bëmë këtë, erdhi qetësi dhe ndeshja mori tjetër rrjedhë.

“Video motivuese? Për videon nuk e dinim. Heshtëm kur e pamë. Donim të futeshim direkt në fushë. Ishim në hotel në ato momente”, tha Muça, i cili më pas foli edhe në lidhje me zërat e shumtë në lidhje me Egbo.

“Ajo që shoh kontradiktore te kritikat e shumta është se Skënder Gega më shumë u vlerësua kur iku nga Partizani. Ai e nxori kampion dhe u vlerësua. Pse duhet Tirana ta zëvendësojë Egbon. Vetë ai u prezantua si trajner i përkohshëm dhe më pas u konfirmua, të paktën deri në fund të sezonit.

Kur kritikojmë dikë pse e largon trajnerin kampion, pse ta heqin. E them me bindje të plotë se kjo është Tirana e Egbosë, pa u hequr merita Memës dhe Ahmatajt. Kur dikush të jep sukses, pse duhet t’i kthehemi probleme të shkuara. Kontribut kanë edhe të tjerët. Ahmataj me hodhi në fushë titullar dhe e falënderoj. Pas ndeshjes me Kukësin ishim në vend të tetë. Ajo javë, nga në dhe ku ishim, shkuam në qiell. Fituam pastaj edhe në Laç dhe pastaj nisëm të meritonim të quheshim Tirana”.  /abcnews.al